Kapra kthehet te Ballkani, dështon transferimi te ’89shi

Futboll 08 Shkurt 2021 15:18

Albin Kapra është rikthyer në skuadrën e Ballkanit, pasi huazimi në Trepça ’89 i ka dështuar, shkruan Insporti.com.

Kapra në muajin janar u largua nga Ballkani për t’iu bashkuar skuadrës së “minatorëve” dhe zhvilloi fazën përgatitore por duket se për aryse teknike huazimi i tij ka dështuar.

Për këtë ka qenë vetë ai që ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ai ka falënderuar dy presidentët e klubeve, Arsim Kabashin dhe Abedin Zekën si dhe trajnerin e mitrovicasve, Shpëtim Idrizin për pritjen.

Kapra ishte duke kaluar te “Minatorët” në formë të huazimit.

Kësisoj, Albin Kapra do të rikthehet te “portokallezinjtë” për stinorin pranveror.

-->