Kjo është shuma që do të fitoj skuadra kampione e Shqipëris, Teuta dhe të tjerat skuadra që do të garojnë në garat Evropiane

Futboll 28 Maj 2021 15:28

Titulli kampion për Teutën këtë sezon ka një bonus të jashtëzakonshëm për të ardhurat e klubit durrsak, që më së shumti ishte mësuar me pjesëmarrje në Ligën e Europës.

Tashmë që “djemtë e detit” do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve, pritet të arkëtojnë rreth 1.2 milionë euro . Kjo llogari bëhet në rastin më të keq, pasi nëse Teuta arrin të kalojë turin në Champions, atëherë të ardhurat shtohen. UEFA i jep një bonus prej 260 mijë eurosh Teutës vetëm për faktin se është shpallur kampione e Shqipërisë.

Ndërsa vetëm për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve, UEFA akordon si shpërblim për klubet 280 mijë euro. Në rast se durrsakët eliminohen që në turin e parë, më pas kalojnë në turin e dytë të kompeticionit tjetër, Liga e Konferencës, shkruan panorama sport.

Për këtë klubit i shtohen edhe 450 mijë euro të ardhura. Nga ana tjetër, për të drejtën televizive, durrsakët përfitojnë diku te 70 mijë euro, ndërsa FSHF jep si shpërblim për kampionen 100 milionë lekë të vjetër. Kësisoj, Teuta tashmë ka në dorë një buxhet të shëndoshë.

-->