Kaq do të jetë kohëzgjatja e kontratës së Giresse në krye të Kosovës

Futboll 23 Shkurt 2022 13:29

Ish- trajneri i PSG, Alain Giresse është prezantuar sot si trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Insporti.

Përmes një konference për media, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se Giresse do të jetë trajneri i ri i Kosovës.

69-vjeçari do të jetë në krye të Kosovës deri në nëntor të vitit 2023

Kujtojmë se, Alain Giresse është një ish futbollist i famshëm francez, i respektuar në botën e futbollit.

Ai ishte trajner i Paris Saint-Germainit (1998), ndërsa pati eksperienca edhe në krye të shtabit teknik të Toulouse (1995) e FAR Rabat (2001-2003).

Ndryshe, dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.

/Insporti.com

-->