Kaq është paga mesatare në Federatën e Futbollit të Kosovës

Futboll 18 Tetor 2019 21:22

Federata e Futbollit e Kosovës është ndër institucionet më stabile sa i përket aspektit financiar, kjo për faktin se burimi kryesor i të ardhurave është UEFA dhe FIFA. Rrjedhimisht edhe pagat e atyre që punojnë aty janë relativisht të mira, ndërsa presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka treguar sa është paga mesatare. “Mund të them se paga mesatare në FFK është rreth 500 euro. Federata qëndron mirë financiarisht dhe kjo është e natyrshme që prej momentit kur jemi pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë Ademi në emisionin Favorit në T7.

Ademi ka mohuar që në FFK të ketë nepotizëm. “Absolutisht nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Në fakt, unë jam ithtar i profesionalizmit dhe do të doja që në FFK të kem ajkën e njerëzve të Kosovës”, ka shtuar Ademi.

-->