Kaq para do t’i kursejë Interi nëse futbollistët pajtohen të mos paguhen për dy muaj

Futboll 10 Maj 2021 23:19

Presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang, është takuar sot me lojtarët, nga të cilët ka kërkuar që të mos i marrin rrogat për dy muaj, në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit financiarisht, transmeton Insporti.

Sipas Il Corriere della Sera, takimi zgjati 45 minuta, ndërsa shefi i zikaltërve do të takohet individualisht me secilin futbollist në ditët në vijim.

Dhe, Interi do të kursejë rreth 25 milionë euro, në rast se lojtarët pajtohen të heqin dorë nga paga për dy muaj, njofton La Gazzetta dello Sport.

Trajneri Antonio Conte nuk ka qenë i përfshirë në takim, ndërsa lojtarëve u është thënë se do t’i marrin bonuset për fitimin e titullit (edhe pse është raportuar se ata kanë hequr dorë nga to).

-->