Kaq para fiton kampioni i këtij edicioni në Ipko Superligë

Futboll 12 Maj 2019 12:09

Edhe këtë vit kampioni i Kosovës do të luaj në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve në mënyrë që të inkuadrohet në rrethin e parë kualifikues.

Sikur edicionin e kaluar edhe sivjet do të organizohet mini turne mes kampionëve të 4 shteteve, Kosovës, Gjibraltarit, San Marinos dhe Andorrës dhe UEFA ka vendosur që këto ndeshje të zhvillohen në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës i ka të sigurta 310 mijë euro, prej tyre 260 mijë euro nga UEFA dhe 50 mijë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Nëse kalohet edhe rrethi parakualifikues, kampioni i Kosovës do të pasurohet edhe me 230 mijë euro.

Ky edicion është shumë interesant me tre skuadra që po konkurrojnë për titullin kampion, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund./Insporti

-->