Kaq para fituan futbollistët serbë pasi mposhtën Portugalinë
Futboll
14 Nëntor 2021
23:50

Lisbona dhe e gjithë Portugalia është tronditur ditën e sotme, pasi Serbia e mposht me përmbysje në minutat e fundit dhe i merr vendin e parë në grupin A.
Ndeshja nisi mirë për Portugalinë që në vetëm 3 minuta lojë kaloi në avantazh me Sanchez, megjithatë serbët arritën ta gjejnë golin e barazimit me Dusan Tadic.
Në pjesën e dytë, Portugalia mendoi vetëm të mbrohej, pasi edhe barazimi ishte e mjaftueshme, por në minutën e 89′ Mitrovic shënoi golin e avantazhit duke bërë që në stolin e Serbisë të shpërthente festa.
Një fitore që çon direkt Serbinë në Botëror, jo vetëm kaq pasi lojtarët kanë përfituar dhe 1 milionë euro si shpërblim nga qeveria.
