Kaq para po kërkon Shaqiri për t’iu bashkuar Fenerbahçes

Futboll 26 Maj 2021 12:44

Te Fenerbahçe janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e Liverpoolit, kosovarin Xherdan Shaqirin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Insporti.

Dhe, sipas raportimeve të mërkurën se drejtuesit e Fenerbahçes kanë nisur negociatat me agjentin e Shaqirit dhe mësohet se futbollisti 29-vjeçar po kërkon pagë vjetore prej tre milionë eurosh për të pranuar ofertën e Fenerbahçes.

Ekipi turk po e sheh Shaqirin si përforcim të madh për sezonin tjetër dhe po bën të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij, pasi në garë për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës është edhe skuadra tjetër nga Turqia, Galatasaray.

Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe ka një pagë vjetore deri në pesë milionë euro.

Shaqiri është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kurse karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayern Munichu e Baseli.

-->