Kaq tifozë do të jenë të pranishëm në finalen e madhe të ‘Euro 2020’

Futboll 14 Qershor 2021 21:18

Në Evropë filloi të premten festa e madhe e futbollit, Kampionati Evropian EURO 2020, shkruan Insporti.

Teksa futbolldashësit po vazhdojnë t’i shijojnë ndeshjet, vjen lajmi i mirë për ata që duan të jenë të pranishëm në stadium për gjysmë finale dhe finale.

Sipas ‘The Guardian’, në Wembley për gjysmë finalen dhe finalen e madhe do të jenë të pranishëm 45, 000 mijë tifozë.

Kujtojmë se shkaku i pandemisë Covid19, stadiumet nuk kanë qenë kaq të mbushura tash e një kohë./Insporti

-->