Kaq tifozë do të jenë të pranishëm sot në finalen e Kupës Carabao
Futboll
25 Prill 2021
11:52

Manchester City do të përballet kundër Tottenham Hotspur sot në kuadër të finales e Kupës Carabao, shkruan Insporti.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është kampione në fuqi e kësaj gare, teksa sot e kërkon trofeun e pare të këtij sezoni për të barazuar rekordin me Liverpoolin.
Dhe, pas një kohe të gjatë, skuadrat angleze sot do të kenë edhe përkrahjen nga tifozët.
8 mijë persona do të jenë të pranishëm sot në këtë ndeshje finale.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” me fillim prej orës 17:30. /Insporti.com/