Karantina – Ish-sulmuesi kujton kohën kur kishte epitetin “Mister goli”

Futboll 06 Prill 2020 20:20

Ish-futbollisti Enis Fetahu, ka kujtuar kohën kur njihej ndryshe me epitetin “Mister goli”, me anë të një postimi ku raportohej për ndeshjen Vëllaznimi – Flamurtari, ku ai kishte shënuar tri gola.

Fetahu, tashmë 39-vjeçar, atëbotë si 25 vjeç kishte realizuar het-trik në ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Flamurtarit, në fitoren 1:3 të ekipit të tij, përcjell Insporti

Ai kishte zbuluar se kishte pasur shumë oferta, duke treguar edhe arsyet pse kishte nënshkruar me Flamurtarin.

“Kam qenë në bisedime me Kujtim Shalën dhe Arbnor Morinën. Unë një ditë do të luaj për Prishtinën. Kam shumë dëshirë të jem në skuadrën që e drejton Kujtimi. E nderoj shumë atë… mirëpo nuk u morëm vesh”, kishte thënë ai.

Arsyeja, sipas tij, ishte sepse “në të njëjtën kohë, Flamurtari i jepte trefish më shumë”.

Ish-sulmuesi i disa skuadrave elitare kosovare, i cili ka bërë karrierë edhe në Kroaci, është njëri ndër sulmuesit më të mirë në Kosovën e pasluftës. Fetahu gjithashtu ka qenë pjesë e FC Prishtinës, me të cilën kishte arritur ta fitojë edhe titullin e kampionit.

Ai gjithashtu është edhe në listën e top 10 golashënuesve të FC Prishtinës në kohën e pas luftës, me gjithsej 34 gola. /Insporti.com/

-->