Karateistët kosovarë kërkojnë pikë Olimpike në Premier Ligën Tokio 2019

Sporte luftarake 05 Shtator 2019 09:06

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar dje drejt Tokios së Japonisë, ku prej 6-8 shtator 2019 do të mbahet Karate 1 Premier Liga, garë kjo e rëndësishme për pikë Olimpike Tokyo 2020.

Kosovën e përfaqësojnë garuesit: Herolind Q. Nishevci (+84 kg), Alvin F Karaqi (-84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Q. Orana (+68 kg), si dhe përzgjedhësi, Ylber Syla.

Të gjithë karateistët janë duke ndjekur normën Olimpike.