Karateistët kosovarë zënë vendin e katërt në kupën e botës në Kroaci

Sporte luftarake 09 Korrik 2019 15:21

Përfaqësuesja e Kosovë në karate ka arritur që në Kupën Botërore që u mbajt në Umag të Kroacisë, të renditet në vendin e 4-të me 5 medalje të fituara.

Kjo renditje ka bërë që ti lë prapa shumë shtet të botës me shumë garues cilësor.

Në lidhje me këtë sukses, numri një i kësaj federate, Ismet Krasniqi i ka falënderuar të gjithë garuesit, selektorët dhe trajnerët për punën e bërë.