Karl-Heinz Rummenigge zbulon të ardhmen e Robert Lewandowskit

Futboll 14 Maj 2021 09:12

Kryeshefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se një gjë e tillë është larg realitetit dhe nuk do të ndodhë.

“Sigurisht që ai do të qëndrojë. Ne nuk jemi të çmendur për të shitur një lojtar që shënon 60 gola në vit”, ka thënë ai.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Zahavi, nuk ka kërkuar për një transferim të lojtarit sipas Karl-Heinz.

“Ai nuk pyeti një gjë të tillë. Ai e di saktësisht se si funksionon FC Bayern. Kur hapet tregu i transferimeve në 1 korrik, do të ketë mijëra thashetheme. Është e rëndësishme që faktet të jenë gjithmonë pro FC Bayern”.

‘Bavarezët’ janë shpallur kampion për të 9-tin vit radhazi

-->