Karriera e Bryant në numra

Statistikat e lojëtareve 27 Janar 2020 13:37

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Legjenda e basketbollit bortëror ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij. Bryant me vajzën e tij Gianna, ishin në helikopterin që u rrëzua sot, shkruan Insporti.com.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, ndërsa vajza e tij ishte vetëm 13 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjalluar reagime nga e gjithë bota, duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e një ndër basketbollistëve më të mirë në histori të botës.

 

“Mamba” ishte nofka e tij dhe gjithë karrierën e tij ia kushtoi LA Lakers, plotë 20 vite karrierë.

Insporti ua sjell statistikat e Bryant, që për 20 vite nderoi fanellën e Lakers:

33.643 — pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron James)

20 — sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakers

5 — tituj të NBA

2 — çmime MVP në finale të NBA Finals

1 — çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)

18 — herë ishte në All-Star të NBA

15 — herë është përfshirë në ekipin All-NBA

12 — herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA

2 — medalje olimpike për ekipin e SHBA

81 — pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptors). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)

60 — pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij

2 — numra të pensionuar nga LA Lakers (8 dhe 24)

 

-->