Karton i kuq në takimin mes Manchester Cityt dhe PSG

Futboll 04 Maj 2021 21:17

Është duke u zhvilluar takimi i dytë gjysmëfinale mes Manchester Cityt dhe PSG, raporton Insporti.

Skuadra e Pep Guardioles ka avantazhin e sfidës së parë ku shënuan fitore minimale në “Parkun e Princave” në Paris javën e kaluar.

Manchester City ka kaluar në epërsi në minutën e 10-të të takimit me anë të Mahrez, i cili mposhti nga afërsia Kylor Navas.

Manchester City ka dyfishuar epërsinë me anë të një aksioni fantastik në minutën e 63-të të takimit. Ishte Mahrez ai i cili shënoi pas një pasimi nga Foden.

Di Maria është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë në Fernandinhon.

-->