Kasapoli: Të gjitha zgjedhjet e pas luftës në çdo federate sportive janë ilegale

Futboll 08 Mars 2022 20:54

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7 po diskutohet për procesin zgjedhor për President të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka shkaktuar shumë polemika.

I ftuar në këtë emision është gazetari, Agim Kasapoli, i cili tha se të gjitha zgjedhjet e pas luftës në çdo federate sportive janë ilegale.

“Të gjitha zgjedhjet e pas luftës në çdo federate sportive janë ilegale. Po e shof një problem të madh që është desht me u kry ma herët. Ajo që na ka lënë në këtë situatë është oportunizmi. Dikush duhet me vepru. Edhe në kohë të komuznimit formalisht e ka pas një kanidat. Kërkun në botë ska ndodh kadnidati me i marrë të gjitha votat. Atëherë pse me u mbajt kuvendi. Te ne po ndodh me konkurru veç kujt t’ja merr mendja”

Ndryshe, me datë 02.03.2022, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi shpalli zgjedhjet për kryetar.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

/Insporti.com

-->