Kasapolli: Memli Krasniqi dhe Kadri Veseli kanë detyruar Kosovën të stërvitë edhe pse nuk e kanë pasur në agjendë

Futboll 07 Dhjetor 2019 11:18

Gazetari i mirënjohur, Agim Kasapolli i ftuar në emisionin “Favorit” në televizionin T7 ka deklaruar se ish kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ish ministri i MRKS, Memli Krasniqi kanë detyruar Përfaqësuesen e Kosovës të stërvitë para ndeshjes me Bullgarinë, pa e pasur fare në agjendë.

Kasapolli ka deklaruar se futbolli i Kosovës është politizuar në maksimum dhe se gabimi i Federatës së Futbollit të Kosovës është shumë i madh. “Para ndeshjes me Malin e Zi… apo ishte me Bullgarinë, këta të premten në agjendën e tyre e kanë pasë ditë të lirë. Kadri Veseli i ka detyruar me dalë në terren me Memli Krasniqin edhe e kanë bërë një stërvitje të improvizuar, çdo do të thotë kjo”, ka përfunduar ai.

Sipas Kasapollit, Kosova ka stërvitur pas ndeshjes miqësore me Danimarkën që Kosova e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” më 21 mars. Ndërsa, ai e përmend ditën e premte (22 mars), si ditë që Kosova është detyruar të stërvitë.

Insporti më poshtë ju sjellë agjendën zyrtare të FFK-së para ndeshjes me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Agjenda e Përfaqësuses së Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë, ishte kjo e publikuar nga FFK-ja.

Agjenda për ndeshjen Kosovë – Bullgari

23 mars16:30 – Stërvitja e Kosovës

24 mars17:30 Konferenca e Kombëtares së Kosovës

18:00 Stërvitja e Kosovës

19:00 Konferenca e Kombëtares së Bullgarisë.

19:30 Stërvitja e Kombëtares së Bullgarisë25 mars

20:45 Ndeshja kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari.

Kasapolli po ashtu ka komentuar edhe futjen e Kadri Veselit në zhveshtore, hyrje e cila kishte bërë bujë në medie. Për hyrjen e Veselit në zhveshtore, Insporti ka raportuar se ai kishte shkelur rregulloren e UEFA-s.

Si e prishi Kadri Veseli protokollin pas ndeshjes Bullgaria – Kosova

 

“Dihet kur futet në zhveshtore, kur e merr titullin e kampionit të Botës ose të Evropës, ose kur e zë vendin e dyte, të tretin në botë. Por, jo çdo stëritje me shku atje, ajo është politizim”, ka deklaruar Kasapolli, trasnmeton Insporti.com.

Insporti ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun i cili ka deklaruar se askush nuk mund ta urdhërojë FFK-në, por edhe falënderoi Kadri Veselin dhe Memlin Krasniqin për kontributin e tyre që kanë dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës.

I pyetur nga Insporti për deklaratën e Kasapollit se Veseli dhe Krasniqi kanë detyruar Përfaqësuesen e Kosovës të stërvitë, edhe pse nuk në agjendë ishte ditë e lirë. “Nuk mendoj që qëndron kjo. Nuk mundet askush ta urdhërojë Federatën kur me ardhë e ku me shku. Duhet ta pranojmë, Kadri Veseli ka bërë gjithçka për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe Memli. Thjeshtë, ka qenë një eufori nacionale për të pasur një fotografi me futbollistët e Kosovës, po ashtu edhe Ramush Haradinaj ka ndihmuar, ishte një eufori nacionale”, ka deklaruar Salihu.

Insporti ka kontaktuar edhe me ish ministrin Memli Krasniqi, por nuk dashur të komentojë asgjë rreth deklaratës së Agim Kasapollit. /Insporti.com/

 

FAVORIT: Situata e krijuar rreth Federatës së Futbollit të Kosovës

FAVORIT: Situata e krijuar rreth Federatës së Futbollit të Kosovës

Gepostet von Gazeta Express Sport am Freitag, 6. Dezember 2019

 

Kadri Veseli u fut në zhveshtore duke thyer protokollin, ja çka thotë Challandes

 

-->