Kastrati e kometon fotografinë e publikuar me bukuroshen kroate

Nations League 19 Nëntor 2020 11:17

Lirim Kastrati ia dhuroi fitoren e parë Përfaqësueses së Kosovës pas një serie prej dhjetë ndeshjeve pa fitore. Kastrati shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Moldavisë, shkruan Insporti.com.

Pas ndeshjes, Kastrati u përgjigjjë në pyetjen e gazetarëve për publikimin e një fotografie me bukuroshen kroate në rrjetin social Instagram.

Kastrati ka kërkuar që jeta e tij të mbetet private, edhe pse ai është person publik.

“E di që jam fytyrë publike por kam qef gjërat private me i mbajt. Nëse publikoj një fotografi, e bëj për qefin tim. Dua që jetën private me mbajte pak anash edhe të fokusohem, dua që njerëzit me më njohë përmes futbollit jo përmes jetës private”, ka deklaruar sulmuesi pas ndeshjes.

Futbollisti nga Hogoshti si duket është në lidhje me modelen kroate, Anđela Šimac.

-->