Kastrati e Uzuni në finale të Kupës së Kroacisë

Futboll 30 Maj 2020 23:30

Lokomotiva Zagreb ka arritur në finale të Kupës së Kroacisë. 1 me 3 ka përfunduar gjysëmfinalja ndaj Slaven Belupos.

Ishte Slaven që kishte epërsinë në 45 minutat e parë.

Por, Lokomotiva ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë fal paraqitjes fantastike të futbollistëve shqiptarë.

Kastrati, Uzuni e Cokaj ishin lojtarët kryesorë të Lokomotivës.

Madje, Cokaj e Uzuni kanë realizuar nga një herë.

-->