Kastrati i emocionuar: Kërkoj falje që nuk shënova, nuk jam i lumtur me barazim

Nations League 14 Tetor 2020 23:12

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati nuk është i lumtur me barazimin ndaj Greqisë, raporton Insporti.com.

Kastrati për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se kanë luftuar për njëri-tjetrin dhe ka kërkuar falje për rastin që nuk e shënoi.

“Normal, si çdo lojtarë kemi dëshirë me i ndihmuar Përfaqësueses. Por, në ndeshjet e fundit nuk kishim fat, sidomos sonte me Greqinë, e dimë se çfarë skuadër, nuk është duke na ecur. Ne kemi pasur shumë raste, unë katër raste, Paqarada. Nuk jemi të kënaqur me barazim. Thjesht kur nuk luan shumë, je i ngurtë, më vjen shumë keq që nuk kemi shënuar gol”, deklaroi ai, transmeton Insporti.com.

Kastrati ishte ndër më të mirët për Kosovën në këtë ndeshje, duke treguar kualitetet e tij.

Kosova luajti baras me Greqinë pa gola në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve. /Insporti.com/

-->