Kastrati i inkuadruar në pjesën e dytë, vlerësohet me këtë notë në humbjen kundër Villarealit

Futboll 08 Prill 2021 23:15

Dinamo Zagreb ka humbur ndeshjen e parë çerekfinale kundër Villarealit, me rezultat minimal 0-1.

Goli i lojtarit të Kombëtares së Spanjës, Gerrard Moreno, nga penaltia në minutën 44’të, i ka mjaftuar skuadrës nga Spanja për të marr avantazhin e konsiderueshëm për ndeshjen e dytë e cila zhvillohet javën e ardhshme.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, u inkuadrua në minutën e 61, ku zhvilloi një 30 minutësh të mirë dhe u vlerësua me notën 6.5. /Insporti.com/

-->