Kastriot Rexha inspirohet me libra fetar para finales me Prishtinës
Futboll
23 Janar 2021
12:02

Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha e ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’u inspiruar para finales së Superkupës me Prishtinën, shkruan Insporti.
Rexha ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet teksa mban në dorë një libër fetar të myslimanëve.

Sulmuesi shtatëlartë duket që është praktikues i madh i fesë islame.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës pritet të fillojë pas pak minutave.
Kjo ndeshje luhet në Antalya të Turqisë, për herë të parë në futbollin kosovar. /Insporti/