Kastrioti nuk gabon ndaj Prishtinës

Superliga 11 Maj 2019 22:06

Kastrioti i Ferizajt ka bërë hapin e parë drejt kalimit në finale të play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.

Kastrioti e ka mposhtur Prishtinën të shtunën në Ferizaj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play off-it.

28:21 në të mirë të Kastriotit ishte rezultati i takimit që vuri përballë dy finalistët e Kupës. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin epërsi prej katër golave, 12:8.Terziqi me 8 gola ishte më efikasi te Kastrioti, kurse 6 gola i shënoi P. Bassomben.

Te Prishtina u dallua me efikasitet Oltion Beshiri me 6 gola.

Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë, ndërsa skuadra me dy fitore apo një fitore e një barazim kalon në finale.

Kastrioti ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në vend të tretë./Insporti