Katar 2022, ja kombëtarja e 15-të që kualifikohet tutje

Futboll 01 Shkurt 2022 21:53

Mësohet emri i skuadrës së 15 që siguron biletën për pjesëmarrjen në Botërorin 2022 që zhvillohet këtë vit në Katar

Koreja e Jugut ka mundur sot në Dubai Sirinë me shifrat 2-0, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe siguruar pjesëmarrjen në turneun e fundvitit.

Golat e Kim Jin-Su dhe Kuon Çang-Hon bënë që “tigrat e Azisë” të siguronin për edicionin e 10 radhazi pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Në ndeshjet e tjera të grupeve kualifikuese të Azisë, bie në sy suksesi 1-0 i Iranit të kualifikuar ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, falë golit të Taremit.

Skuadrat e kualifikuara deri tani në Botëror janë: Katari, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani dhe Koreja e Jugut.

-->