“Katastrofë” kjo që sonte i ndodhi Leo Messit

Futboll 01 Mars 2020 23:17

Leo Messi pati një “natë për t’u harruar” në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën 2:0 në kuadër të ‘El Clasicos’ në javën e 26-të të La Ligas, shkruan Insporti

Ylli argjentinas ishte pothuajse i izoluar për pjesën më të madhe të ndeshjes, në përjashtim të një rasti të mirë në pjesë të parë.

Sipas faqes së statistikave, ‘WhoScored’, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pati një notë 6.39 për paraqitjen e tij sonte.

Ky vlerësim ishte më i ulëti që ai ka marrë në një ndeshje të La Ligas të zhvilluar këtë sezon. /Insporti.com/

-->