Katastrofë për favoritët – edhe Hamilton e braktisë garën (VIDEO)

Formula 1 01 Korrik 2018 16:33

Gara për Shpërblimin e Madh të Austrisë në Formula 1 ka mbetur edhe pa liderin e kampionatit Lewis Hamilton. Ngasësi britanik i Mercedesit është favoriti i tretë për podium që e braktis garën, pasi të njëjtin fat më herët e pati kolegu i tij i ekipit Valtteri Bottas, i cili këtë garë e nisi nga pole position dhe Daniel Ricciardo, i cili pikërisht sot feston ditëlindjen dhe kërkonte të bëhej shoferi i tretë në histori që fiton garë në ditëlindje.

Insporti raporton se kjo është hera e parë që dy bolidët e Mercedesit prishen në një garë dhe nuke përfundojnë garën, që nga gara për SHM të Australisë më 2011.

Hamilton dhe Bottas kishin dalur dytë nga shtegu edhe në Bacrelonë më 2016, por atëherë ishin ndeshur njëri me tjetrin, raporton Insporti, duke iu referuar statistikave zyrtare të databazës së Formulës 1.

-->