Katastrofë për Paris Saint-Germain, lajm i mirë për Real Madridin

Futboll 26 Shkurt 2018 17:18

Lëndimi i Neymarit vazhdon të dominojë titujt e gazetave të futbollit, teksa kanë mbetur tetë ditë deri në ndeshjen kur Paris Saint-Germain e pret në Francë Real Madridin.

Paraqitja e Neymarit, vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe për këtë takim, pas lëndimit që e pësoi ndaj Marseille në nyjën e këmbës.

Testet që do të kryhen gjatë javës pritet që do të caktojnë seriozitetin e lëndimit, por ylli i PSG-së së fundmi postoi një foto të dëmtimit të tij në rrjete sociale, ku shihet se ai është mjaft serioz.

Ndërkaq, trajneri Unai Emery ka thënë se braziliani do të kryejë teste tjera mjekësore, derisa është shprehur se klubi duhet të jetë optimist.

PSG të martën e ardhshme më 6 mars, do të mundohet në ndeshjen e dytë që e zhvillon në shtëpi kundër Real Madrid, ta kthej rezultatin negativ nga “Bernabeu” prej 3-1, në një fitore që do t’iu siguronte atyre plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, braziliani 26-vjeçar nuk do të jetë në fushën e lojës për këtë takim, sipas burimeve të Sky Sports News. Ky sigurisht se do të jetë një plus i madh për Real Madridin./Insporti.com

-->