Katër gola nga Aguero, City shkel Leicesterin

Futboll 10 Shkurt 2018 20:00

Manchester City nuk ka të ndalur në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolas u tregua e pamëshirshme sot ndaj Leicesterit duke e mposhtur me rezultat të thellë 5 me 1.

Ishte Kun Aguero që pati fjalën kryesore në këtë takim duke shënuar katër herë, ndërsa golin tjetër për Cityn e shënoi Sterling.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Jamie Vardy kur po zhvillohej minuta e 24.

City bindshëm në krye të tabelës tani ka 72 pikë, përderisa Leicesteri në vendin e tetë ka 35 pikë.

-->