Katër lojtarë të KH Prishtina janë përzgjedhur nga selektori i Kosovës

Futboll 18 Dhjetor 2019 17:32

Klubi i hendbollit Prishtina mburret me lojtarët që iu janë ftuar në kombëtaren e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Katër lojtarë të KH Prishtina janë përzgjedhur nga selektori i Kosovës, Taip Ramadani i cili ka shpallur sot listën me emrat e lojtarëve për garën kualifikuese që muajin tjetër mbahet në Itali.

Ata janë Oltion Beshiri,Lindrit Fetahu,Petrit Prekazi dhe Deniz Terziqi. Kosova do të garojë në fazën e parë kualifikuese evropiane për kampionatin botëror të vitit 2021. Suksese Kosova”, njofton KH Prishtina.

Prishtina ka kryetrajner Taib Kabashin, që po bën një punë të madhe.

 

-->