Katër skuadra të Superligës për 13 xhiro kanë pësuar 98 gola

Futboll 04 Nëntor 2019 11:42

Portierët e skuadrave të Flamurtarit, Vushtrrisë, Dukagjinit dhe Ferizajt për 13 xhiro kanë pësuar 98 gola, shkruan Insporti.com.

Reparti i mbrojtjes i këtyre skuadrave këtë kampionat ka rënë nga sistemi dhe kjo e bën edhe më të vështirë për portierët që të mbajnë portat e tyre të pa prekura.

Flamurtari dhe Vushtrria mbajnë primatin në Superligë për golat e pësuar për këto 13 xhiro. Që të dy skuadrat kanë pësuar nga 27 gola. Pra, Ardit Nikaj portieri i Flamurtarit dhe Petrit Tahiri i Vushtrrisë, kanë larguar topin nga porta e tyre plot 27 herë.

Më pas, është skuadra e Ferizajt. Mbrojtja e Ferizajt ka kapitulluar 24 herë, duke u renditur si mbrojtja e tretë më e dobët në Superligë.

Për ironi, Dukagjini ka pësuar vetëm 20 gola edhe pse renditet e fundit në tabelë.

 

Në rast se i bëjmë së bashku këto shifra, i bie që për 13 xhiro kanë pësuar 98 gola. Shifra të frikshme, që do rriten xhiro pas xhiro.

Humbjen më të thellë e ka pësuar skuadra e Vushtrrisë në xhiron e tetë në udhëtim në Gjilan ndaj Dritës. Vushtrra ishte mposhtur me rezultat 5:1.

Këto katër skuadra kanë mbrojtjet më të dobëta në Evropë dhe rrezikojnë rënien nga elita pasi renditen në katër pozitat e fundit. Flamurtari në pozitën e nëntë me 12 pikë, Vushtrria në të dhjetën me nëntë pikë, Ferizaj në të 11 me nëntë pikë dhe Dukagjini në të 12 me tetë pikë.

Mbrojtjen më të fortë këtë kampionat ka skuadra e Prishtinës, duke pësuar vetëm pesë gola në 13 xhiro. /Insporti.com/

 

-->