Katër super ndeshje në fundjavë në basketbollin kosovar

Basketboll 08 Janar 2021 14:49

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll apo e fundit për stinorin vjeshtor.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që janë në formë dhe kanë pasur rivalitet ndërmjet tyre. Vreshtarët janë në vendin e parë me dhjetë fitore dhe tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me tetë fitore dhe pesë humbje.

Ndeshjet ndërmjet këtyre skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën. Të shtunën zhvillohet edhe përballja mes Pejës dhe Vëllaznimit.

Pejanët nuk janë në formën më të mirë të mundshme, megjithatë, kanë tetë fitore dhe pesë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe nëntë humbje.

Ponte Prizreni që u mposht pas shtatë fitoreve radhazi nga Bashkimi, do të përballet me Trepçën, që është në vendin e fundit me dy fitore dhe 11 humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë katër fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

15:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

15:00 Peja – Vëllaznimi

E diel

15:00 Ponte Prizreni – Trepça

17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi. /Insporti/

Image may contain: text that says "aலnd் ww. RAHOVECI ESHTUNE 15:00 PEJA GOLDEN EAGLE YLLI ESHTUNE 15:00 PONTE PRIZRENI VELLAZNIMI EDIEL 15:00 대지지학 SIGAL PRISHTINA TREPÇA EDIEL 17:00 BASHKIMI ART PRINCE CAFFE 1 JAVA XIV TES RUGONE bakaiille"

-->