Katër vite e gjysmë, dy tituj të Premierligës – momenti emocionues i lamtumirës së Fabregasit

Futboll 05 Janar 2019 18:04

Cesc Fabregas ka bërë paraqitjen e fundit me fanellën e Chelseat, dhe me shumë gjasë në futbollin anglez.

Mesfushori spanjoll, kampion bote dhe i Evropës me kombëtaren e Spanjës, ka luajtur sot ndeshjen e fundit të tij me fanellën e Chelseat, transmeton Insporti

Fabregas, 31-vjeçar, u transferua në Chelsea në verën e vitit 2014 dhe ka fituar dy tituj të Premierligës, një FA Cup dhe një League Cup me gjigantin anglez.

Me Chelsean, spanjolli ka gjithsej 22 gola në 198 paraqitje, kurse në total në futbollin anglez [ku 8 sezone i kaloi te Arsenali] ka bërë 501 paraqitje dhe ka realizuar 79 gola.

Në ndeshjen e luajtur sot ndaj Nottingham Forestit, Fabregas ishte kapiteni i Bluve, derisa pritet që shumë shpejt të transferohet te klubi i njohur francez, Monaco. /Insporti.com