KB Peja kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

Superliga 13 Shkurt 2020 21:41

KB Peja është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Kosovës.

Pejanët mposhtën vendësit e Rahovecit me rezultatin 90:82, duke kaluar në finale.

E në finale, ata do të luajnë ndaj Golden Eagle Yllit, të cilët në gjysmëfinale mposhtën Bashkimin.

Rahoveci çerekun e parë e përfundoi me epërsi kundër Pejës, ku përfundoi me rezultat 22-14 po ashtu Rahoveci edhe në çerekun e dytë shkoi në pushim me epërsi.

Por Peja u rikthye fuqishëm duke e fituar të gjithë takimin, 90:82.

-->