KB Peja largohet nga Liga Ballkanike, kjo është arsyeja

Basketboll 06 Tetor 2021 13:08

Klubi Basketbollistik, “Peja” nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021/2022 të Ballkan Ligës, transmeton Insporti.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare te Delasport Ballkan Basketball League / BIBL.

Arsyeja kryesore që skuadre pejane nuk do të marrë pjesë në BIBL është se nuk i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara.

Më poshtë e gjeni njoftimin:

Pas refuzimit për të konfirmuar orarin zyrtar të konkursit, si dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara – @kbpejaofficial KB Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Balkan League.d

-->