KB Peja reagon pas largimit nga Liga Ballkanike: “BIBL e ka përjetu rëndë që jemi dalë na, iu kërkojmë falje”

Basketboll 06 Tetor 2021 14:23

Klubi Basketbollistik, “Peja” nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021/2022 të Ballkan Ligës, raporton Insporti.com

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare te Delasport Ballkan Basketball League / BIBL.

“Arsyeja kryesore që skuadre pejane nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike është se nuk i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara” – thuhej në komunikatën e BIBL

Megjithatë, këtë e ka hedhur poshtë drejtorit sportiv i klubit të Pejës, Arbër Elashani, i cili për Insportin zbuloi të gjitha detajet nga mosmarrja pjesë në Ligën Ballkanike.

“Jo nuk është e vërtetë që nuk i kemi përmbush detyrimet financiare, por kur kemi dashtë me garu në Ligën Ballkanike, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim para disa dite që obligative për 4 ekipet e para të Superligës së Kosovës është me lujtë në Ligën Kosovë – Shqipëri, dhe në një far forme kjo na ka prish planet” – tha fillimisht Elshani për Insportin.

“Liga Unike luan ndeshjet gjatë vikendit, Superliga e Kosovës zhvillon ndeshjet të mërkurën dhe të enjtën dhe nëse luajmë në Ligën Ballkanike do t’i zhvillonim ndeshjet të hënën dhe të martën, dhe me lujtë ne Izrael të martën dhe me u kthy të mërkurën në mbrëmje, dhe me lu në Kosovë, është e pamundur” – shtoi Elshani.

“Nga kjo ligë nuk jemi larguar me dëshirën tonë, BIBL e ka përjetu rëndë që jemi dalë na, iu kërkojmë falje edhe për ne ka qenë vendim i vështirë” – përfundoi Elshani.

Ndryshe, klubi i Pejës ka hapur ndërkombëtarizimin e basketbollit të Kosovës në vitin 2013. /Insporticom

-->