KB Prishtina konfirmon amerikanin e parë këtë sezon

Superliga 09 Gusht 2019 23:15

Kampionët e Kosovës në basketboll, kanë nisur të përgatiten për mbrojtjen e titullit, edhe pse më vonë se ekipet tjera.

‘Bardh e kaltrit’ kanë arritur marrëveshje me Shea Feehan, i cili është transferimi i parë i skuadrës kryeqytetase.

Njoftimi i KB Prishtinës:

Shea Feehan bardh e kaltër!

Përforcimet e edicionit të ri i fillojmë me fundorin amerikan Shea Feehan.

Feehan i gjatë 183cm vie në Prishtinë nga NCAA përkatësisht nga kolegji Evansville ku kishte rreth 10 pikë për ndeshje ndërsa para saj kishte një sezonë mbreslënëse në Eureka ku kishte 30 pikë për ndeshje.

Shea Feehan njihet si një lojtar energjik, i shpejtë dhe i saktë nga gjuajtet për 3pikë.

Një super sezonë na pret 🔥! Welcome to the home of Champions Shea

Insporti kishte raportuar se sivjet KB Prishtina do të ketë ndryshime në kryesi, pas dorëheqjes se Blerand Stavilecit dhe aktualisht është më vështirë të flitet për ambiciet evropiane të këtij ekipi në sezonin e ri..

-->