KB Prishtina sonte është nikoqire e skuadrës bullgare në kuadër të Ligës Ballkanike

Superliga 12 Tetor 2021 11:16

Pas katër vjetëve, KB Sigal Prishtina sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën Ballkanike.

Kryeqytetasit do të takohen me skuadrën nga Bullgaria, BC Akademike Plovdiv.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për të dy skuadrat për këtë sezon, të cilat janë në Grupin A bashkë me Ironi Rain Nahariya nga Izreali, KK TFT Skopje nga Maqedonia e Veriut, Ibar Rozaje nga Mali i Zi dhe BC Beroe nga Bullgaria.

-->