KB Rahoveci demanton lajmet për largimin e trajnerit Marian Ilievskit

Superliga 15 Shkurt 2020 08:49

Gjatë ditës së djeshme është raportuar që KB Rahoveci dhe trajneri Marian Ilievski i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit.

Por mbrëmjen e së premtes, këto lajme i ka demantuar klubi rahovecian në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Sipas këtij klubi trajneri do të mbesë në këtë skuadër dhe që nga dita e parë e ka pasur mbështetjen e plotë të klubit.

-->