KB Rahoveci me rikthim sensacional triumfon ndaj Golden Eagle Yllit

Superliga 06 Tetor 2018 22:46

Rahoveci ka bërë një rikthim sensacional në çerekun e fundit për të regjistruar fitore (89-83) përballë Golden Eagle Yllit.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, vendasit e nisën mirë sfidën duke e fituar çerekun e parë me dy pikë epërsi (23:21).

Në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët ishin akoma më bindës (24:19) duke e ngritur edhe për pesë pikë tjera epërsinë.

Kur skuadrat u kthyen nga pushimi, gjegjësisht në çerekun e trëtë, ylli shënoi vetëm një pikë më shumë se mysafirët (19:18).

Mirëpo, në fraksionin e fundit, Rahoveci përmbysi gjithçka duke shënuar 31 pikë, kundrejt 17 pikëve të kundërshtarit dhe e fitoi ndeshjen.

Rahoveci është lider në tabelë me gjashtë pikë, pasi nga tri ndeshje numëron tri fitore.

Nga ana tjetër, Ylli është në vend të dytë me pesë pikë, nga dy fitore dhe një humbje.