KB Trepça nuk ka të ndalur, nënshkruan me këta basketbollistë

Superliga 07 Tetor 2020 23:55

Tashmë është zyrtare, klubi i KB Trepçës ka firmosur kontratë me basketbollistin, Besnik Azemi dhe tre lojtarë të tjerë amerikan.

Lajmin për transferimin e këtyre katër basketbollistëve, ka bërë të ditur vet klubi i Trepçës përmes një postimi zyrtare në “Facebook”.

Pjesë e KB Trepçës nga sezoni i ri, përveç Azemit, do të jenë edhe Tobi Ewuosho,  Tyresse Williford, Devin Haygood.

-->