KB Ylli zyrtarizon Erjon Kastratin

Basketboll 05 Janar 2021 23:03

Ashtu siç raportoi ekskluzivisht Insporti, lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati, është bashkuar me Golden Eagle Yllin.

Ka qenë klubi suharekas që ka njoftuar për nënshkrimin e basketbollistin e njohur që ka bërë karrierë në Slloveni.

“Erjon Kastrati është bashkuar me ne! Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me  lojtarin e Përfaqësueses s Kosovës në Basketboll, Erjon Kastratin”.

“Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basketbollin evropian, kryesisht në Slloveni ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe se fundmi Sixt Primorska. Mire se vjen Erjon!”, shkruan faqja zyrtare e Golden Eagle Yllit.

Klubi nga Suhareka ka paralajmëruar edhe përforcime të reja, duke u kthyer në njërin prej pretendentëve për titull kampion. 

-->