KEK-u – Llapi: Mbyllet pjesa e parë, gola dhe karton i kuq

Futboll 15 Shkurt 2019 14:25

Është mbyllur pjesa e parë e përballjes mes KEK-ut dhe Llapit, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ky takim ka hapur rifillimin e stinorit në futbollin kosovar, derisa Llapi ka mbyllur pjesën e parë me një epërsi prej 2-0, shkruan Insporti.

Fillimisht, Mentor Zhdrella shënoi nga penalltia në minutën e 37-të, pasi Festim Alidema u pengua në zonë.

Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për KEK-un, pasi mbeti me 10 lojtarë në fushë, derisa Tërvioll Stullqaku u përjashtua me të kuq direkt pasi goditi Zhdrellën.

Në vazhdim, Hamdi Namani dyfishoi shifrat për llapianët në minutën e dytë të lojës shtesë, duke i dhuruar skuadrës së tij një epërsi komode para fillimit të intervalit të dytë. /Insporti.com/

-->