Kelmendi tërhiqet nga gara për president të KOK-ut, postin ia beson Krasniqit

Tenis 12 Mars 2021 12:21

Kandidati për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, Milaim Kelmendi sot tërhiqet nga gara për këtë post.

Ai do t’ia besojë kandidaturën për president të KOK-ut, Ismet Krasniqit, ka thënë Kelmendi për KOHËN.

Kelmendi thotë se e mbështet plan-programin e Krasniqit duke i uruar fitore. Në garë kanë mbetur presidenti aktual Besim Hasani dhe kundërkandidatët Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.

-->