Kemal Ademi deklarohet për herë të parë pas zërave se ka zgjedhur Kosovën

Futboll 16 Tetor 2020 11:46

Kemal Ademi ende nuk vendosur se fanellën e cilit shtet do ta vesh në përfaqësim ndërkombëtar.

Futbollisti me prejardhje nga Prizreni së fundi ka kompletuar transferimin nga Basel te Fenerbahce në Turqi.

Lojtari që do të zëvendësojë Vedat Muriqin te Fenerbahce ka dhënë intervistën e parë për mediet turke, duke folur për gazetën ‘Sabah’.

Ditëve të fundit në Kosovë është përfolur se ka zgjedhur të vesh fanellën e ‘Dardanëve’.

“Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten”, është përgjigjur Ademi, përcjell lajmi.net.

Ademi është me prejardhje nga Prizreni. Familja e tij ka emigruar në Gjermani gjatë kohës së luftës në Kosovë. Vetë futbollisti ka lindur në Gjermani.

-->