“Kemi dëshmuar që nuk jemi pjesë e matematikave, nuk na intereson çfarë bëjnë të tjerët”

Futboll 23 Korrik 2020 09:31

Prishtina fitoi ndeshjen e parafundit të këtij sezoni ndaj Flamurtarit me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Teksa Prishtina kërkon potencialisht vendin e dytë në kampionat, Flamurtarit i vështirësohen punët për mbetje në elitë, shkruan Insporti.

Lidhur me një kalkulim të tillë është pronocuar edhe trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, duke thënë se klubit të tij nuk i interesojnë matematikat e të tjerëve.

“E dëmshmuam që nuk jemi pjesë e matematikave. Ne luajmë për vetën tonë dhe nuk na interesojnë të tjerët. Ne bëmë disa rotacione për t’i pushuar disa nga lojtarët kryesorë dhe kështu do të bëjmë edhe për ndeshjen e së dielës, pasi që në mesjavë kemi finalen e Kupës dhe do të përgatitemi për atë ndeshje”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”.

Në kuadër të xhiros së fundit Prishtina udhëton drejt Mitrovicës për t’u përballur me Trepçën ’89 në “Riza Lushta”, ndërkohë që të mërkurën zhvillon finalen e Kupës ndaj Ballkanit.

-->