Këndoret e tmerrshme të Arsenalit, “horror” i vërtetë

Futboll 14 Shkurt 2019 21:41

BATE Borisovi mundi Arsenalin 1-0 në Bjellorusi, të enjten mbrëma, në kuadër të Europa Leagues.

Stanislav Dragun shënoi golin e vetëm në ndeshje, derisa Arsenali dominoi përballjen, por nuk arriti të shënojë, transmeton Insporti.

Djelmoshat e Unai Emeryt patën 16 goditje drejt portës, por vetëm tre prej tyre përfunduan brenda kornizës.

Kartoni i kuq për Alexandre Lacazetten në fund të ndeshjes, ishte kulmi i një nate frustruese për “Topçinjtë”.

Huddersfield Town v Arsenal FC - Premier League

Tjetër problem për Unai Emeryn sonte ishin goditjet nga këndi, ku Granit Xhaka dështoi të kalonte edhe lojtarin e parë me krosim.

Nëse ndonjë moment mund ta nënvizojë se sa i dobët ishte Arsenali në ndërprerje kundër BATE Borisovit, atëherë duhet të jetë ai i minutës së 67-të, kur londinezët goditën dy këndore në mënyrë të tmerrshme, brenda 20 sekondave.

Xhaka gjuajti të parën, por nuk arriti ta kalojë as lojtarin e parë kundërshtar, derisa në të dytin, Henrikh Mkhitaryan bashkëveproi me Xhakën, i cili shërbeu Sead Kolasinacin, por ky i fundit e dërgoi topin direkt jashtë.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->