Këngëtarja e njohur kosovare takohet me Ronaldon
Futboll
03 Nëntor 2019
23:00

Këngëtarja nga Ferizaj, Loredana Zefi, këto ditë ka udhëtuar drejt Spanjës për ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awards 2019’.
Reperja shqiptare ishte e nominuar për çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, dhe siç shihet e njëjta ka arritur të rrëmbejë këtë çmim.
Kjo u bë e ditur nga vet Lori, e cila ka ndarë me fansat në ‘Instagram’ lajmin e mirë se është shpërblyer me çmimin.
Në këtë ceremoni, Loredana shfrytëzoi rastin edhe të takohej me pesë-herë futbollistin më të mirë në botë Cristiano Ronaldo.
Loredana më pas bëri edhe një fotografi me anëtarin e Juventusit, dhe e postoi në rrjetin social ‘Instagram’.