Kepa portieri më i dobët në histori të Premierligës

Futboll 01 Gusht 2020 17:09

U ble me shumë bujë, madhe duke thyre gjitha rekordet por sot zhgënjen totalisht. Në verën e vitit 2018,Chelsea theu rekordin botëror në tregun e transferimeve, duke paguar 80 milionë euro për Kepa Arrizabalaga.

Në Londër, ata besuan se spanjolli do të jetë një zgjidhje afatgjate, por vetëm dy vjet më vonë, ata dëshpërimisht po kërkojnë një zëvendësim për të.

Frank Lampard ka humbur plotësisht durimin me Kepan, të cilin e la në stol në ndeshjen që siguroi Ligën e Kampionëve kundër Watford.

Lampard raportohet se dëshiron portierin e United në huazim te Sheffield, Dean Henderson.

Se mendimi i tyre nuk është vetëm subjektiv tregojnë edhe statistikat, sipas të cilëve, spanjolli është më i dobëti nga 730 portierët që kanë luajtur së paku dhjetë ndeshje në Premierligë.

-->