Këput ligamentin, Cleveland mbesin pa yllin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit

Basketboll 30 Dhjetor 2021 19:10

Clevland Cavaliers kanë hasur disa probleme në mesin e sezonit.

Bëhet fjalë për basketbollistin Ricky Rubio që luan në pozitën e qendrës dhe që këtë edicion nuk do rikthehet më në fushë.

Mediumi spanjoll, ‘ESPN’ raporton se Rubio ka pësuar këputje të ligamentit në gjurin e majtë, në ndeshjen e fundit kundër Pelicans.

Rubio që ishte duke kaluar në formë fantastike dhe ishte shumë pranë të arrinte triple-double me 27 pikë, 13 rebounds dhe tetë asistime, u detyrua të largohet nga fusha, e cila nuk do kthehet deri në sezonin tjetër.

Ndërkohë, Clevland atë ndeshje e humbjen ndaj Pelicans me rezultat të ngushtë 108-104.

-->